Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në garë për ngjitjen në Superiore kanë arritur të marrin maksimumin në ndeshjet e tyre. Kështu Skënderbeu, edhe pse me vuajtje arriti të marrë 3 pikët ndaj Ilirisë të cilën e mundi me rezultatin 1-0 duke ruajtur kreun e klasifikimit me 70 pikë. Fitore shënoi dhe Laçi që në shtëpi mposhti Burrelin me rezultatin 3-1 duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh me Skënderbeun kryesues teksa shkon në 67 pikë. Aty pranë qëndron edhe Pogradeci që vijon me serinë e fitoreve pasi këtë radhë shkatërroi Kastriotin me rezultatin e thellë 5-1 dhe ngjitet në 64 pikë Betejë interesante është edhe ajo për mbijetesën me Kukësin që mori...
Burimi:
top-channel.tv