Dramë në playout-in e Kategorisë së Parë, ngjiten Bylis B dhe Sopoti, bien Kukësi dhe Luftëtari
Pasditja e së shtunës ishte dramatike për Kukësin dhe Luftëtarin të cilat sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Dytë pasi humbën ndeshjet e tyre të playoutit respektivisht ndaj Bylis B dhe Sopotit. Sfida mes Bylis B dhe Kukësit u zhvillua në Vorë dhe skuadra fituese u zgjidh vetëm pas serisë së gjuajtjeve të 11 metërshave pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll me barazimin 1-1 Ishte pikërisht Kukësi ai që mori avantazhin me golin e Bespallës në pjesën e dytë dhe u duk se verilindorët e siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë, por në minutat shtesë Muriç barazoi rezultatin në 1-1 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në castet e fundit të këtij fraksioni, Kukësi kishte shansin e artë për...
Burimi:
top-channel.tv