Kategoria e Parë: Vendi i parë do të vendoset javën e fundit, garë e fortë edhe për mbijetesën

Kategoria e Parë: Vendi i parë do të vendoset javën e fundit, garë e fortë edhe për mbijetesën

25 Prill 2026 17:45 Telesport Java e 32-të e “Kategorisë së Parë” uli siparin këtë të shtunë, duke sjellë rezultate të rëndësishme në fazën përmbyllëse të sezonit. Skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në “Abissnet Superiore” vijojnë të konfirmojnë formën e tyre. Laçi mori një fitore 2-1 ndaj Kukësit në shtëpi, ndërsa Skënderbeu barazoi 1-1 në transfertë përballë Pogradecit, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”. Në ndeshjet e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi 1-2 në transfertë ndaj Kastriotit, ndërsa Iliria triumfoi 2-1 përballë Apolonisë. Burreli siguroi tri pikë të rëndësishme pas fitores minimale 1-0 ndaj Lushnjes, ndërsa sfida mes Besës dhe Korabit u mbyll në barazim 1-1. Një javë para përfundimit të kampionatit, ritmi i garës mbetet i lartë, ndërsa skuadrat synojnë të...