Kane zbulon sekretin: E pata studiuar Livakoviç, isha 80% i sigurt se nuk i kishte këmbët mbi vijë
18 Qershor 2026 8:23 Alfred Lleshi Harry Kane zbuloi se e kishte studiuar me kujdes portierin kroat Livakoviç para penalltisë që u përsërit në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë. “Duke analizuar pamjet filmike, vura re se ai ka prirjen të lëvizë para kohe. E dija që, nëse e ngadalësoja vrapimin, kishte mundësi të largohej nga vija e portës. Isha 80% i sigurt se kishte dalë nga vija, jo 100%. Kur penalltia u përsërit, ndryshova pak teknikën. Pikërisht për këtë i studioj kundërshtarët dhe në fund funksionoi në favorin tim”, – deklaroi sulmuesi anglez. Në momentin e goditjes, Livakoviç dukej se nuk kishte asnjërën këmbë mbi vijën e portës, edhe pse nuk kishte siguri absolute. Ndërkohë, Josko Gvardiol hyri para kohe në zonë dhe largoi topin pas...
Burimi:
telesport.al