Kane rikuperon kohën e humbur, trofeu i 3-të me Bayernin: Shpërblim i bukur për mua, tani Champions-i

Kane rikuperon kohën e humbur, trofeu i 3-të me Bayernin: Shpërblim i bukur për mua, tani Champions-i

Më mirë vonë se kurrë. Kështu mund të përshkruhet rruga e Harry Kane, i cili pas më shumë se 10 vitesh pa trofe, që në sezonin e parë te Bayern Munich ka fituar Bundesliga dhe Superkupën e Gjermanisë. Tani ai ka siguruar edhe titullin e dytë të Bundesligës, pas fitores 4-2 ndaj Stuttgart, duke shënuar golin e tij të 51-të në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi anglez 32-vjeçar po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, me 32 gola vetëm në Bundesliga, shumë përpara Undav (18) dhe Luis Diaz (15). Ky është trofeu i tretë në karrierë për të. Pas ndeshjes, Kane tha: “Është një shpërblim i bukur për gjithë punën e madhe dhe përkushtimin, si nga ekipi dhe stafi, ashtu edhe personalisht”. Ai shtoi se te...