Kane lë pas CR7 dhe synon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit: “Për ‘Topin e Artë’? Nuk ka debat, jepjani atij”

Kane lë pas CR7 dhe synon rekordin e jashtëzakonshëm të Messit: “Për ‘Topin e Artë’? Nuk ka debat, jepjani atij”

3 Korrik 2026 14:01 Alfred Lleshi Harry Kane po shkëlqen në Botërorin 2026. Sulmuesi i Anglisë realizoi dy gola ndaj Kroacisë (4-2) dhe një tjetër dygolësh në fitoren dramatike 2-1 ndaj RD Kongos, duke e çuar ekipin në përballjen me Meksikën në 1/8 finale. Me 13 gola në historinë e Botërorëve, ai kaloi 12 golat e Pelés. Vetëm Lionel Messi dhe Kylian Mbappé, me nga 6 gola, kanë shënuar më shumë se 5 golat e Kane në këtë turne. “Do të na krahasojnë…, por objektivi im i vetëm është të ndihmoj Anglinë të ecë përpara. Jam jashtëzakonisht krenar”, – tha Kane. Me 84 gola në 118 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë dhe ka kaluar Gary Lineker si anglezi me...