Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell sfida interesante. Vllaznia – Partizani, kryesfidë e javës së 11-të

Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell sfida interesante. Vllaznia – Partizani, kryesfidë e javës së 11-të

Java e 11-të e kampionatit të vajzave nis këtë të premte, duke premtuar katër sfida interesante dhe emocionuese. Sfida hapëse e kësaj jave do të zhvillohet më 20 shkurt, ku Kinostudio do të përballet me Atletik Klub në Kamëz në ora 15:00. E shtuna do të presë dy sfida të tjera mjaft të rëndësishme për ecurinë e kampionatit. Vllaznia pret Partizanin në shtëpi në ora 14:30, që është pa diskutim kryesfida e kësaj jave. Shkodranet kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive drejt titullit të radhës kampion ndërsa Partizani do të marrë tre pikët e para në këtë fazë të dytë të kampionatit. Nga ana tjetër, në të njëjtën orë do të zhvillohet takimi Egnatia – Teuta. Durrsaket e kanë nisur mjaft mirë fazën e dytë...