Kampionat i kthyer në “estradë”, Vllaznia bën të ndershmen: Po dëmtojmë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve
4 Maj 2026 11:31 Alfred Lleshi Në një moment të ndjeshëm të kampionatit, ku në media dhe rrjete sociale janë shfaqur aludime e komente mbi integritetin e ndeshjeve, sidomos ato të javës së 34-t të Superiores, Vllaznia ka dalë me një qëndrim të prerë publik. Përmes presidentit Alban Xhaferi, klubi shkodran ka mohuar çdo përfshirje në çdo formë marrëveshjeje që cenon garën: “Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cenon ndershmërinë e garës”. Klubi thekson se përfaqëson një qytet me histori dhe dinjitet të madh sportiv, se çdo sukses ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës dhe meritës në fushë. Në deklaratë nënvizohet gjithashtu shqetësimi për përhapjen e dyshimeve pa prova, të cilat sipas...
Burimi:
telesport.al