“Kam një peng…”, Bregu pasi shënoi gol në derbi: Shpresoj të vazhdoj kështu
Dejvi Bregu, autori i një goli në fitoren 0-2 të Dinamos ndaj Tiranës, bëri komentin e tij pas sfidës. “Mua më ngelet peng shumë ajo penallti e humbur para tre ditëve. Futbolli ka të bukurat e veta por nuk është i mëshirshëm në disa raste që atë që kam bërë harrohet dhe atë që nuk i kam bërë kujtohen. Por kjo mbetet mbi shpatullat e mia, shpresoj që t’ia shpërblej shokëve në ndeshjet e tjera. Goli i anuluar? Me Vilën jemi shokë të mirë, ndoshta ka qenë instinkt apo e momentit. Por asnjë problem… Janë disa ndeshje që u bëmë pa fituar, na vjen keq se në disa nga ndeshjet ndoshta nuk e kemi merituar. Por rezultatet flasin vetë, shpresoj të kthehemi sa më shpejt....
Burimi:
gijotina.com