Kalulu: Kritikat më kanë shtyrë të punoj fort, këtë sezon mund të kisha shënuar më shumë gola

Kalulu: Kritikat më kanë shtyrë të punoj fort, këtë sezon mund të kisha shënuar më shumë gola

15 Maj 2026 11:51 Telesport Mbrojtësi i Juventus, Pierre Kalulu, është përmirësuar ndjeshëm këtë sezon. Në ndeshjen e fundit ndaj Lecce, VAR i hoqi golin, por ai është i kënaqur që skuadra po i afrohet zonës së Champions League. “Kritika ishte një shtytje shtesë edhe pse gjithmonë bëj gjithçka për veten time. Në moshën 25 vjeç, gjithmonë duhet të jesh fizikisht i gatshëm për të ndihmuar ekipin dhe të kesh një shtytje taktike për t’u përmirësuar”, tha Kalulu. Më tej, ai komentoi: “Në këtë klub, është kështu sepse gjithmonë duhet të performosh në një nivel të lartë. Ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin tim dhe ka ende vend për përmirësim”. “Këtë sezon, mund të kisha shënuar 5 ose 6 gola. Ende duhet të punoj...