Kahn tallet keq me çështjen “Balogun”: FIFA t’ia heqë kartonin e verdhë Ballack-ut nga viti 2002
Çështja “Balogun” vazhdon të shkaktojë polemika pas vendimit të FIFA-s për t’ia pezulluar përkohësisht dënimin sulmuesit amerikan, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Ai luajti ndaj Belgjikës në disfatën 4-1, që solli eliminimin nga Botërori 2026. Këtë herë reagoi legjenda gjermane Oliver Kahn, me një dozë të fortë ironie. “Nëse po rishkruajmë historinë e futbollit, kam një sugjerim të vogël: do të doja që FIFA t’ia anulonte Michael Ballack-ut kartonin e verdhë në gjysmëfinalen e Botërorit 2002, që e la jashtë finales. Dhe, meqë jemi te kjo, mund ta përsërisim edhe finalen me Brazilin”, – shkroi ai. Ballack, lideri i Gjermanisë me 3 gola dhe 4 asistime, humbi finalen ndaj Brazilit për shkak të pezullimit, ndërsa “Seleçao” fitoi Kupën e Botës me dy...
Burimi:
telesport.al