Ka lënë peng Shqipërinë për Kombëtaren gjermane, te “pancerat” nuk ka vend për lojtarin shqiptar

Ka lënë peng Shqipërinë për Kombëtaren gjermane, te “pancerat” nuk ka vend për lojtarin shqiptar

Kombëtarja gjermane e futbollit ka publikuar sot listën e lojtarëve për Kupën e Botës 2026. Në 26 futbollistët e grumbulluar nga Julian Nagelsmani mungon emri i Brajan Grudës. Sulmuesi shqiptar është ende duke mbajtur peng kuqezinjtë, pasi pret një ftesë nga “pancerat”. Por Kombëtarja A e Gjermanisë duket ende shumë larg Grudës. Ky i fundit ka qenë pjesë e moshave, ku edhe shihej si një nga elementët më të talentuar. Megjithatë kalimi në ekipin e parë të Kombëtares gjermane nuk ka ndodhur ende, pavarësisht pritjes së gjatë të futbollistit të Brajtonit./Sport Ekspres/ Gemeinsam für Deutschland: Unser Kader für die WM 2026! ????#dfbteam #fifaworldcup2026 pic.twitter.com/zaxWgXsGGv — DFB-Team (@DFB_Team) May 21, 2026