Juventusi vlerëson ‘goditjen’ Alaba, mbrojtësi i Real Madridit ofrohet me parametër zero
Juventusi po shqyrton një lëvizje të papritur në merkato, pasi në tryezë ka përfunduar emri i David Alaba-s, i cili është ofruar si transferim me parametër zero nga Real Madridi. Sipas raportimeve nga mediet italiane, mbrojtësi austriak është propozuar gjatë një takimi mes drejtuesve të Juventusit dhe agjentit të njohur, Pini Zahavi, ku është diskutuar edhe për emra të tjerë si Robert Lewandowski. Profili i Alaba-s ka tërhequr menjëherë vëmendjen e drejtuesve bardhezi, të cilët në merkato po kërkojnë lojtarë me eksperiencë, sipas vizionit të trajnerit Luciano Spalletti. 34-vjeçari, i cili ka kaluar 12 sezone te Bayerni përpara se të transferohej te Reali në vitin 2021, ka pasur periudha të vështira në Madrid, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë kufizuar paraqitjet e...
Burimi:
ntv.al