Juventus “zbulon” pasuesin e Vlahovic, kontakte konkrete me sulmuesin e Atletico Madrid

Juventus “zbulon” pasuesin e Vlahovic, kontakte konkrete me sulmuesin e Atletico Madrid

4 Qershor 2026 10:21 Telesport Te Juventus tashmë po punojnë për të gjetur pasuesin e sulmuesit Dusan Vlahovic, që ka vendosur të largohet nga bardhezinjtë. Pasi pranuan vendimin e serbit për të mos rinovuar kontratën e tij me Juventus, Comollì dhe Chiellini menjëherë u futën në tregun e qendërsulmuesve. Emri që doli në pah është ai i Alexander Sørloth, një norvegjez që luan me ekipin e Atlético Madrid. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Gianluca Di Marzio, zyrtarët e Juventus kanë bërë tashmë kontaktin fillestar me stafin e sulmuesit norvegjez. Ky opsion nuk përjashton rikthimin e Randal Kolo Muani, lojtarin që luajti për 6 muaj me bardhezinjtë një vit më parë. Juventus do të donte të ndjekë të dyja marrëveshjet dhe më pas të vendoste...