Juventus nuk i beson më, portieri i bardhezinjve drejt transferimit te klub i madh në Premier League
10 Korrik 2026 19:45 Telesport Juventus i ka bërë përfundimisht dalje Michele Di Gregorio-s. Paraqitja e portierit në sezonin e kaluar la shumë për të dëshiruar, ndaj bardhezinjtë po kërkojnë një “gardian” të ri dhe janë në bisedime konkrete me Aston Villa-n për Emiliano Martinez. Pavarësisht mungesës së besimit nga drejtuesit e Juventusit, për Di Gregorion ka një interes konkret nga Tottenham në Premier League. Sipas CalcioMercato.it, Roberto De Zerbi ka kërkuar transferimin e Di Gregorio-s, duke qenë se Guglielmo Vicario do të largohet përfundimisht këtë verë. Di Gregorio do të rivalizojë me Martin Dubravka për portierin e dytë, pasi titullar do të jetë Antonin Kinsky. Sipas raportimit në fjalë, oferta e Tottenham për Di Gregorion do të jetë 15 milionë euro, që në rast...
Burimi:
telesport.al