Juventus me goditje të dyfishtë në Premier League, vetëm për 10 milionë euro

Juventus me goditje të dyfishtë në Premier League, vetëm për 10 milionë euro

24 Qershor 2026 16:26 Telesport Juventus pritet të bëjë shumë ndryshime këtë verë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e kaluar. Mungesa në Champions League do të ndikojë shumë në buxhetin e merkatos, por bardhezinjtë po punojnë për disa përforcime me kosto të ulët ose në raste të tjera me kosto zero. Bardhezinjtë po punojnë për një goditje të dyfishtë në Premier League: portieri i Aston Villa-s, Emiliano Martinez dhe qendërmbrojtësi i Manchester City, John Stones. I pari është nën kontratë me Aston Villa-n deri në vitin 2029, por largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm. Kosto e transferimit mendohet të jetë vetëm 10 milionë euro. John Stones ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Man. City. Duke ditur...