Juventus iu bën dalje 4 lojtarëve dhe pret të fitojë 50 milionë euro deri në fund të qershorit

Juventus iu bën dalje 4 lojtarëve dhe pret të fitojë 50 milionë euro deri në fund të qershorit

14 Qershor 2026 17:29 Telesport Juventus po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, pasi dështoi të kualifikohej në Champions League në sezonin e kaluar. Drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Giovanni Carnevali, po punon për të finalizuar katër shitje, nga të cilat Juventus pret të fitojë rreth 50 milionë euro brenda qershorit. Emri i parë në listë është Nico Gonzalez. Klubi bardhezi po punon për detajet e fundit për shitjen përfundimtare të argjentinasit tek Atletico Madrid, për shifrën 25 milionë euro. Dy lojtarë të tjerë që do të shiten përfundimisht këtë verë janë dy brazilianët, Douglas Luiz dhe Arthur Melo. Ky i fundit pritet të qëndrojë te Gremio, për 10 milionë euro. Tuttosport zbulon se për Douglas Luiz ka interes nga Besiktas. Emri...