Juventus i rikthehet pistës Kolo Muani, PSG zbulon çmimin e francezit

Juventus i rikthehet pistës Kolo Muani, PSG zbulon çmimin e francezit

21 Qershor 2026 20:08 Telesport Përveç rinisjes së bisedimeve me Dusan Vlahovic, për të cilin ka një propozim të ri për një kontratë 1 ose 2-vjeçare me 8 milionë euro rrogë vjetore, Juventus ka hedhur sytë edhe nga Kolo Munai. Francezi është rikthyer përkohësisht te PSG, pas huazimit te Tottenham, në sezonin e fundit, që rezultoi një dështim i vërtetë. Muani shënoi vetëm 1 gol dhe dha vetëm 1 asist për londinezët. Duke qenë se nuk ka vend te PSG, kampionët e Europës e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin. Ekipi më i interesuar për momentin është Juventus, aty ku Muani shënoi 8 gola në 16 ndeshje, duke fituar zemrën e të gjithëve. Këtë herë nuk do të ketë më huazim, pasi PSG është e vendosur...