Juventus i propozon Real Madridit marrëveshjen e trefishtë. Dy huazime dhe një transferim falas
12 Maj 2026 17:06 Telesport Duke ditur që Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime në ekipin aktual gjatë merkatos së verës, ku do të ketë shumë largime, Juventus është një nga klubet që kërkon të përfitojë më shumë nga kjo situatë. Sipas Tuttosport, Juventus po punon për transferimin e tre lojtarëve nga Real Madrid. Objektivi kryesor është Brahim Diaz, i cili ka luajtur një rol dytësor në Spanjë këtë sezon dhe është i hapur për një aventurë të re. Emri i dytë është Gonzalo Garcia, i cili po ashtu ka pasur pak minuta në dispozicion. Për të dy lojtarët, propozimi i Juventusit është huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Emri i tretë është ai i David Alaba, të cilit i mbaron...
Burimi:
telesport.al