“Juve-Inter tri javë para fundit? Shpresoj të jetë ndeshja që vendos titullin”

“Juve-Inter tri javë para fundit? Shpresoj të jetë ndeshja që vendos titullin”

Kalendari i ri i Serie A ka rezervuar një përballje shumë tërheqëse mes Juventusit dhe Interit, e planifikuar tri javë para përfundimit të kampionatit. Një duel që, sipas Fabio Capello, mund të ketë peshë të madhe në garën për titull. “Nuk do të ishte keq ta imagjinonim si ndeshjen e titullit, edhe sepse Juventusi mungon prej kohësh në luftën për këtë trofe. E kam thënë dhe e përsëris: Juventusi duhet ta nisë sezonin për ta fituar titullin. Nuk dua të dëgjoj më përrallën se klubet e mëdha kanë si objektiv vetëm kualifikimin në Champions League”, – deklaroi Capello për “Gazzetta dello Sport”. Duke folur për angazhimet europiane të Milanit dhe Juventusit në “Europa League”, ai theksoi se ndeshjet e së enjtes mund të ndikojnë ndjeshëm...