Joshua mesazh Fury para duelit: I kemi nënshkruar kontratat, do t’ia shqyej zemrën në ring

Joshua mesazh Fury para duelit: I kemi nënshkruar kontratat, do t’ia shqyej zemrën në ring

29 Korrik 2026 13:00 Telesport Pak ditë pas fitores me KO ndaj Kristian Prenga, boksieri britanik Anthony Joshua ka dhënë përditësime në lidhje me duelin e madh ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Edhe pse nuk ka asnjë zyrtarizm në lidhje me datën dhe vendin, Joshua konfirmon marrëveshjen. “Ne i kemi nënshkruar kontratat. Gjithçka është bërë. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë kam kaluar gjatë atij dueli të fuindit. Jam rikthyer. Do t’ia shqyej zemrën. Jam kampioni më i lig dhe më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi Joshua. Më tej, britaniku, ish-kampion bote në peshën e rëndë, shtoi: “Duke lënë mënjanë shakatë, unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe ka arritur, por ne jemi këtu tani. Shpresoj që tifozët të kenë...