Jessica Pegula triumfon në turneun Masters të Dubai, korr suksesin nr.10 në karrierë
21 Shkurt 2026 20:04 Telesport Tenistja amerikane Jessica Pegula, aktualish numri 5 në botë për femra, fitoi të shtunën turneun WTA Master 1000 në Dubai, turneu i dytë Masters i këtij viti. Në finale, tenistja 31-vjecare amerikane mundi 2-0 (6-2, 6-4, një ndeshje që zgjati një orë e 12 minuta) tenisten ukrainase Elina Svitolina (numri 9 në botë), në një ndeshje pa shumë rivalitet dhe emocione. Ndonëse pritej një përballje e fortë, Pegula pati epërsi, duke e merituar triumfin, në finale e saj të parë në këtë turne. Për tenisten amerikane ky është triumfi nr.10 në karrierë. Pegula nuk fitonte një turne prej 8 muajsh, që nga qershori i vitit të kaluar, por tashmë rikthehet mes pretendenteve.
Burimi:
telesport.al