“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

Torino fitoi 0-1 ndaj Sassuolos në ndeshjen e Serie A. Pas takimit, foli mbrojtësi kuqezi i skuadrës nga Torino, Ardian Ismajli. “E meritonim fitoren. Javën e fundit morëm gjashtë pikë, nuk pësuam gol, është një rezultat i shkëlqyer. Tani shikojmë përpara”. Sot luajte si mbrojtës i majtë. Si ndihesh që po luan në anën tjetër të repartit? “Nuk është problem për mua. Mund të luaj si mbrojtës i majtë ose i djathtë. Vitin e kaluar te Empoli luaja si qendërmbrojtës, kështu që nuk kam probleme. Mund të luaj në çdo pozicion. Jemi kompaktë në mbrojtje edhe pse kemi pësuar shumë gola, e kemi mbajtur portën të paprekur në shtatë raste. Jemi kompaktë, jo vetëm në mbrojtje, por si një ekip i tërë”. Baroni tha se...