Java 36 të dielën, tri skuadra në ankth për mbijetesën në Superiore
Adriatik BALLA Java e 36-të dhe e fundit e Superiores do të zhvillohet e gjitha të e dielën dhe ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 16:00. Kjo xhiro pritet të jetë vendimtare për fatet e disa skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i dytë që do të zbresë nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen “play-out”. Vora, Bylis, Teuta dhe Tirana do të luajnë gjithçka në 90 minutat e fundit të sezonit të rregullt, në një javë që premton emocione dhe rivalitet deri në fund. Sfida direkte mes Vorës dhe Bylisit, që do të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të javës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Një tjetër duel vendimtar do...
Burimi:
sot.com.al