Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

Para se të kalojë te debutimi sezonal, e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Sassuolos, që e sheh 23-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës. Asllani është ende pjesë e Interit, por klubi zikaltër është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e tij nëse mbërrin oferta e duhur. Vlera e kartonit të mesfushorit shqiptar llogaritet rreth 10 milionë euro. Sipas raportimeve të Sky Sport, Sassuolo po vlerëson seriozisht profilin e Asllanit. Klubi emilian është detyruar të hidhet në merkato pas dëmtimit të rëndë të Ismael Koné, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Kristian Thorstvedt ka shtuar nevojën për një mesfushor të ri. Aktualisht, Asllani ndodhet me Interin në...