“Jam me fat që kam lojtarë si Vojvoda”, Fabregasi: Me këta futbollistë ia dilet, jo me ata që shënojnë 2 gola dhe ulin ritmin të nesërmen

“Jam me fat që kam lojtarë si Vojvoda”, Fabregasi: Me këta futbollistë ia dilet, jo me ata që shënojnë 2 gola dhe ulin ritmin të nesërmen

Komo është shumë pranë një ëndrre të madhe, e cila para pak viteve do të duke një mision i pamundur. Me pjesëmarrjen në Europë tashmë të siguruar, skuadra italiane do të provojë sot të kualifikohet për të parën herë në Ligën e Kampionëve. Fabregasi ka vlerësuar rritjen e lojtarëve të tij, teksa ka deklaruar në konferencë për shtyp se sukseset arrihen me futbollistë që ndoshta nuk janë talentet më të mëdha, por që luftojnë për të arritur nivelin. Ai veçoi emra si Smolçiç, Vaje, Da Kunja, apo Vojvoda si shembujt e duhur për të përforcuar argumentin e tij. “Smolçiçi është një ushtar, e kam thënë shumë herë. Nuk më habiti sepse kur ke shumë mundësi dhe nëse nuk luan, je i trishtuar ose i zemëruar,...