Italia U-17 shpallet Kampione Europe por ishte nata historike edhe për dy arbitra shqiptarë!
Ekipi i Italisë nën 17 vjeç është Kampion Europe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Franceschini mposhti Belgjikën në finale pas një ndeshjeje të luftuar që përfundoi me gjuajtje penalltish pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt. Ndeshja 90-minutëshe ofroi emocione dhe dramë deri në sekondën e fundit. Belgjika kaloi në epërsi në minutën e 85-të me anë të Ojeas, një lojtar që kishte hyrë vetëm pak minuta më parë. Më pas, në minutën e 90-të, Fugazzola barazoi rezultatin duke e çuar ndeshjen përsëri në 1-1, një rezultat që në fund vulosi barazimin. Nga aty, u shënuan penalltitë, pa kohë shtesë: Italia në fund fitoi 5-4 pas dy gabimeve të njëpasnjëshme të Belgjikës. Sonte ishte gjithashtu njê ditë historike pasi arbitrat shqiptarë Florian Lata dhe...
Burimi:
telesport.al