Ismajli bën ndeshje spektakolare, Torino zyrtarizon largimin e Asllanit

Ismajli bën ndeshje spektakolare, Torino zyrtarizon largimin e Asllanit

4 Janar 2026 20:13 Telesport Torino ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë 0-3 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen e parë për këtë vit, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Torino gjeti golin që në minutën e 10-të me Giovanni Simeone, argjentinasi përfitoi nga një top i kthyer mbrapsht keq nga vendasit dhe e dërgoi atë në rrjetë. Dy golat e tjerë u shënuan në minutat e fundit. Cesare Casadei shënoi golin e dytë në minutën e 87-të, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Alieu Njie vulosi fitoren 0-3 në minutën e 90+1, pas një asisti fantastik që mori nga mbrojtja nga këmbët e Ardian Ismajli. Shqiptari bëri një ndeshje fantastike sot dhe jo më kot...