“Ishte faji im”…; Buffon pranon rolin në kartonin e kuq ndaj Zidane në finalen e Botërorit 2006
Në një intervistë për “The Guardian”, pas publikimit të librit “Saved”, Gianluigi Buffon rikujtoi finalen e Botërorit 2006 dhe rolin në përjashtimin me të kuq të Zinedine Zidane. Pak para goditjes me kokë ndaj Materazzi, portieri axurr bëri një pritje spektakolare ndaj një goditjeje me kokë të Zidane: “Më kujtohet mirë. Kur Zidane goditi topin, ai e bëri me një forcë dhe një lloj ashpërsie…, sikur ta kishte goditur me këmbë, sepse ishte shumë i shpejtë. E dija që ishte i bindur se do të shënonte. U zhgënjye që e prita, por si kampion i madh që është, besoj se në fund e vlerësoi pritjen time”. Buffon ishte ndër të paktët që pa incidentin dhe njoftoi arbitrin: “Isha rreth 15 metra larg dhe dëgjova goditjen…...
Burimi:
telesport.al