Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet të mendojë seriozisht për t’i dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren. Duke folur pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në Kupën e Botës 2026, ish-sulmuesi i Anglisë u shpreh se prania e Ronaldos në ekip mund të pengojë zhvillimin dhe aktivizimin e sulmuesve të rinj. “Është një situatë e vështirë, sepse po flasim për një gjigant të futbollit që ka thyer çdo rekord. Më pëlqen përkushtimi i tij, mënyra se si luan dhe dëshira për të vazhduar,” tha Shearer. Ai kritikoi edhe trajnerin Roberto Martinez, duke thënë se duhej ta zëvendësonte Ronaldon në ndeshjen ndaj Spanjës. “Kur Portugalisë i duhej një gol, mendoj se...