Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026 në SHBA

Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026 në SHBA

27 Janar 2026 13:44 Alfred Lleshi Thirrjet për bojkotimin e Kupës së Botës 2026 në SHBA po shtohen, teksa përkeqësohen marrëdhëniet mes presidentit Donald Trump dhe disa vendeve europiane. Me afrimin e turneut, debati ka kaluar nga sportiv në politik, i nxitur nga kritikat ndaj politikave të brendshme dhe të jashtme të SHBA-së. Një nga zërat më të spikatur ishte ai i ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, i cili u bëri thirrje tifozëve përmes rrjeteve sociale “të qëndrojnë larg SHBA dhe Botërorit”. Në Gjermani, Oke Göttlich, president i St. Pauli dhe zv.president i Federatës Gjermane të Futbollit, kërkoi “të merret seriozisht në konsideratë dhe të diskutohet bojkoti i Botërorit”, duke e krahasuar situatën me bojkotin e Lojërave Olimpike të Moskës 1980 dhe theksuar se kërcënimi...