Interi përqafon sërish Lautaron dhe Thuram, edhe Stones zhvillon stërvitjen e parë në “Appiano”
Botërori tashmë ka përfunduar, pushimet kanë mbaruar dhe dje Interi riktheu tre prej protagonistëve të tij. Në “Appiano Gentile” u stërvitën sërish Lautaro Martinez, Marcus Thuram dhe John Stones, të gjithë të kthyer nga angazhimi i gjatë me kombëtaret përkatëse në turneun botëror. Për kapitenin dhe sulmuesin francez ishte rikthimi në punë pas pushimeve, ndërsa për mbrojtësin anglez ishte seanca e parë me fanellën zikaltër, pas transferimit nga Manchester City. Të tre nisën përgatitjet me një program të personalizuar, në pritje për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. Me ta edhe Akanji dhe Sucic – Interi, i rikthyer nga turneu në Hong Kong dhe Perth, gjeti kështu tre elementë të rëndësishëm në prag të sezonit të ri. Bashkë me Lautaron, Thuram dhe Stones, në “Appiano...
Burimi:
telesport.al