Interi luan “asin” e merkatos; Frattesi mund të sjellë Palestra dhe Koné
29 Maj 2026 10:28 Alfred Lleshi Pas 122 ndeshjesh, 15 golash, dy titujsh kampioni, një Kupe Italie dhe një Superkupe Italie, aventura e Davide Frattesi tek Interi duket drejt fundit. Mesfushori italian nuk dëshiron të përjetojë një tjetër sezon si rezervë në Milano. Edhe pse ishte vendimtar në fitoret historike ndaj Bayern Munich dhe Barcelonës në Champions, ai mbeti në hije fillimisht me Simone Inzaghi dhe më pas me Cristian Chivu. I blerë në vitin 2023 për 33 milionë euro, Frattesi ka kontratë deri më 2028, por sot vlerësohet 20-25 milionë euro. Interi synon ta përdorë si karton shkëmbimi për dy objektiva: Marco Palestra të Atalanta dhe Manu Koné të Roma. Atalanta, që pritet të drejtohet nga Maurizio Sarri, pas largimit të Ederson drejt Manchester...
Burimi:
telesport.al