Interi, e ardhmja është tani. Takim merkatoje me Chivu, ja buxheti dhe objektivat
Interi është lënë pushim pasi “dopieta” sezonale është tashmë e fituar, por drejtuesit po punojnë për të ardhmen. Presidenti Marotta, drejtori sportiv Ausilio, zëvendës-drejtori Baccin dhe trajneri Chivu u takuan në seli për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton. Largime të mundshme? Sommer, Acerbi dhe Darmian janë pranë largimit si lojtarë në skadencë. De Vrij mund të rinovojë, ndërsa Mkhitaryan ende po mendon nëse do të tërhiqet. Frattesi shihet si kandidat për shitje. Dumfries ka klauzolë 25 milionë euro, ndërsa Bastoni do të largohet vetëm për mbi 60 milionë euro. Në hyrje përmenden Vicario, Atubolu dhe Emiliano Martinez për portën, ndërsa në mbrojtje Solet dhe Muharemovic. Në mesfushë pëlqehen Curtis Jones dhe Koné. Objektivi kryesor është Nico Paz, i vlerësuar 50–60 milionë euro, por...
Burimi:
telesport.al