Inter-Juve në fushë dhe në merkato, dy klubet italiane synojnë portierin e kombëtares
11 Shkurt 2026 12:29 Telesport “Derbi i Italisë” mes Inter dhe Juventus të shtunën nuk do të luhet vetëm në fushë por edhe në merkato. Sipas mediave italiane, dy ekipet do të nisin një sfidë për të sjellë në Itali portierin Guglielmo Vicario, aktualisht pjesë e Tottenham në Premier League. Klubi zikaltër e ka portierin e kombëtares italiane në shënjestër si zëvendësues të Sommer, ndërsa bardhezinjtë po kërkojnë t’i ofrojnë ekipit të Spalletti një nga portierët më të kërkuar në futbollin evropian. Inter ka kohë që e ndjek portierin e Tottenham, kontrata e të cilit me skuadrën londineze skadon në qershor. Ndërkohë, drejtuesit e Juventus, prej kohësh janë përpjekur të transferojnë një portier të nivelit të lartë, aq sa u përpoqën të nënshkruanin me Mike...
Burimi:
telesport.al