Inter gjen gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e rivalëve, klubi i tij pretendon 30 milionë euro
23 Prill 2026 17:49 Telesport “La Gazzetta dello Sport” zbulon se Inter ka arritur marrëveshjen në parim me qendërmbrojtësin e Sassuolo-s, boshnjakun Tarik Muharemovic. Sipas raportimit në fjalë, palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare si dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për pagën dhe kushtet e tjera. Tani vjen pjesa më e vështirë për zikaltrit, që duhet të arrijnë marrëveshjen me Sassuolon. Klubi i Serisë A pretendon 30 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin. Nga kjo marrëveshje nëse arrihet, do të përfitojë edhe Juventus. Bardhezinjtë kanë të drejtën e 50% të shumës në rast shitjeje të lojtarit, sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve. Juventusi mund të marrë në konsideratë një lëvizje për ta rikthyer Muharemovicin në Torino, por mesa duket dëshira...
Burimi:
telesport.al