Inter e mbyll me barazim në “San Siro”. Të dy golat e shënuar nga Verona… (video)

Inter e mbyll me barazim në “San Siro”. Të dy golat e shënuar nga Verona… (video)

17 Maj 2026 16:58 Telesport Inter tashmë i shpallur kampion zyrtarisht, ka luajtur sot ndeshjen e fundit para tifozëve të tij në “San Siro”, aty ku barazoi 1-1 ndaj Veronës, e rënë prej javësh në Serie B. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një goditje këndi dhe goditjes me kokë të Ange-Yoan Bonny, topi u devijua me gjoks nga mbrojtësi i Veronës, Andrias Edmundsson, dhe përfundoi në rrjetë. Në minutat shtesë, Kieron Boëie befason zikaltrit dhe gjen golin e barazimit. Nuk kishte më kohë dhe sfida mbyllet 1-1. Ndeshjen e fundit, Inter e luan në transfertë ndaj Bologna. Verona pret Romën. SHIKOGOLAT