Inter dhe Juve, përballë për Shën Valentin… “Derby d’Italia”, vendimtar për titull dhe Champions

Inter dhe Juve, përballë për Shën Valentin… “Derby d’Italia”, vendimtar për titull dhe Champions

13 Shkurt 2026 13:17 Alfred Lleshi Java e 25-të e Serie A sjell një sfidë shumë të rëndësishme. Në “San Siro”, në mbrëmjen e Shën Valentinit, Interi dhe Juventusi përballen në një ndeshje me peshë të madhe për garën e titullit dhe zonën Champions. Sipas statistikave, Interi ka fituar vetëm një nga 7 përballjet e fundit direkte me Juventusin. Bardhezinjtë kanë fituar 2 ndeshjet e fundit në Torino (1-0 dhe 4-3), ndërsa sfida e fundit në Milano përfundoi në mënyrë spektakolare 4-4. Interi këtë sezon nuk barazon shpesh; vetëm një herë, 2-2 ndaj Napolit, mes 11 fitoresh radhazi. Skuadra e Chivu ka shënuar 57 gola, e udhëhequr nga asistet e Dimarcos (13), golat e Lautaro Martinez (14) dhe loja e Zielinskit. Juventusi i Spallettit përgjigjet...