Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Interi vijon kërkimet për një mbrojtës të djathtë, pas dështimit të dy negociatave të fundit në merkato. Me fazën përgatitore që ka nisur, drejtuesit zikaltër synojnë ta mbyllin sa më shpejt operacionin për përforcimin e krahut të djathtë. Objektivi kryesor mbetet Djed Spence. Mbrojtësi anglez i Tottenhamit është profili më i pëlqyer nga trajneri Cristian Chivu, i cili kërkon ta ketë lojtarin në dispozicion sa më parë për ta integruar në skemat e skuadrës. Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Tottenhami vlerëson kartonin e Spence me mbi 45 milionë euro, ndërsa Interi synon të mos shkojë përtej 35 milionëve. Çmimi mund të rritet edhe më tej pas përfundimit të Kupës së Botës, ku lojtari do të jetë i angazhuar në finalen mes Anglisë...