IDEJA E BUJSHME! Theo Hernandez drejt rikthimit në Serie A, në lojë janë dy ekipe
14 Maj 2026 16:55 Telesport Theo Hernandez duket se është drejt rikthimit në Serie A, vetëm pas një sezoni tek Al-Hilal në Arabinë Saudite, ku u transferua verën e kaluar nga Milan për 25 milionë euro. Sipas CalcioMercato, francezi ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Serie A dhe është i gatshëm të ulë rrogën aktuale prej 20 milionë eurosh, pengesë e madhe për transferimin e tij drejt një klubi të madh brenda Europës sezonin e kaluar. Destinacioni më i mundshëm duket Juventus, pasi Hernandez shihet si profili ideal për krahun e majtë të bardhezinjve. Ndërsa rikthimi te Milan është më i komplikuar, për shkak të hatërmbetjes dhe pakënaqësisë që francezi ka me drejtuesit e klubit kuqezi.
Burimi:
telesport.al