Ideja e bujshme, Bruno Fernandes është objektivi kryesor i klubit të Serie A

Ideja e bujshme, Bruno Fernandes është objektivi kryesor i klubit të Serie A

25 Korrik 2026 19:13 Telesport Pavarësisht dëshirës së Manchester United për të rinovuar kontratën e Bruno Fernandes, e cila skadon në qershor të vitit 2027, mesfushori portugez si duket po heziton edhe ende nuk po hedh firmën mbi kontratë. Ndërkohë, CaughtOffside zbulon se Juventus po ndjek me vëmendje situatën e Bruno Fernandes dhe mund të provojë transferimin surprizë të portugezit, që me siguri do të ishte një lëvizje e madhe jo vetëm për bardhezinjtë, por për gjithë Serie A. Vlera në treg e Bruno Fernandes sipas Transfermarkt është 35 milionë euro. Por problemi më i madh për Juventisin është paga e majme e lojtarit, i cili duhet të bëjë një ulje të ndjeshme nëse vendos të zjedhë “Zonjën e Vjetër” si destinacionin e ri.