“I lumtur me golat dhe fitoren, kam një ndjesi të mirë dhe po punoj shumë për të luajtur në rolin tim të ri”
27 Korrik 2026 9:00 Telesport Andy Diouf po përpiqet të marrë drejtimin e Inter. Francezi, i ripërdorur si anësor nga Chivu në sezonin e tij të parë në Milano, ishte ndër lojtarët kryesorë në dy miqësoret e para të zikaltërve, duke shënuar katër gola. Tre prej tyre erdhën nga krahu i djathtë, ku lojtari 23-vjeçar duket se ndihet gjithnjë e më rehat: “Kam një ndjesi të mirë, por jemi vetëm në fillim. Janë vetëm ndeshjet e para. Kemi punuar shumë në këtë kamp stërvitor. Le ta marrim hap pas hapi“, tha Diouf. Në fitoren kundër Karlsruher SC, ai realizoi dy gola në kohën shtesë. Shfaqja e aftësive të ish-lojtarit të Lens ishte e rëndësishme për Inter. “Kur e kontrolloj topin, menjëherë shikoj portën. Shpesh e...
Burimi:
telesport.al