I kritikoi para ndeshjes, Romero ironizon ish-lojtarin anglez: Shpresoj mos të bëhem budalla si ai, në Angli flasin përpara kohe
Kuti Romero i është kundërpërgjigjur Geri Nevilit pas kualifikimit në finale. Ish-mbrojtësi anglez deklaroi përara ndeshjes se me mbrojtësat e qendrës që ka Argjentina, Anglia mund të shënonte lehtësisht 2 gola. Por në fund gjysmëfinalja përfundoi me shifrat 2-1 për bardheblutë, që tani kanë mundësin të fitojnë për të dytën herë radhazi Kupën e Botës. Romero ka ironizuar Nevilin, të cilit i dërgon një përqafim në distancë, teksa shton se nuk dëshiron të bëhet si ai kur të japë dorëheqjen nga futbolli i luajtur. “Lisandro dhe unë ishim ndezur përpara ndeshjes për shkak të asaj që tha Geri Nevili. Ne Angli kanë shumë dëshirë të flasin përpara kohe. I dërgojmë një përqafim të madh. Shpresoj që kur të jap dorëheqjen të mos bëhem si ai....
Burimi:
sportekspres.com