I humbi prindërit brenda një viti, “heroi” i Kanadasë shpërthen në lot pas golit në Botëror

I humbi prindërit brenda një viti, “heroi” i Kanadasë shpërthen në lot pas golit në Botëror

Stephen Eustaquio përjetoi një natë të paharrueshme në Botërorin 2026, duke shënuar në minutën e 92-të golin që i dha Kanadasë fitoren ndaj Afrikës së Jugut dhe kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjes, mesfushori nuk i mbajti dot lotët, duke ia dedikuar suksesin familjes së tij. “Gjithçka që bëj është për familjen time, për prindërit e mi, për të dashurën time, për vajzën time”, – tha ai. Emocionet ishin edhe më të forta pasi Eustaquio humbi nënën në vitin 2023 nga një tumor në tru dhe babanë një vit më vonë nga një atak në zemër. Goli mori kështu një domethënie të veçantë personale. Tout ce que tu as traverséLa perte de tes parents et de ta fille.Comment te souviens-tu de ta famille en...