I dha Spanjës titullin e dytë botëror, vandalizohet në Barcelonë murali kushtuar Ferran Torresit
Murali që artisti urban TvBoy i kishte kushtuar Ferran Torresit është gjetur i vandalizuar, i mbuluar me bojë të bardhë vetëm pak ditë pas krijimit të tij. Vepra i bënte “homazh” sulmuesit të Barcelonës dhe golit vendimtar në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës, gol që i dha Spanjës titullin e dytë botëror. Murali, i vendosur në lagjen e njohur “Gràcia”, në rrugën “Escorial”, pranë “Plaça Joanic”, paraqiste futbollistin me fanellën e kombëtares spanjolle duke puthur trofeun. Sulmi nuk u kufizua vetëm te mbulimi me bojë; në mur u shfaqën gjithashtu mbishkrime kundër Spanjës dhe në mbështetje të njohjes së kombëtareve katalanase, duke treguar motivin politik pas këtij akti vandalizmi. Mientras pintaba este mural, una niña pasó con su madre, lo señaló y gritó: ”¡Mamá, es Ferran...
Burimi:
telesport.al