I akuzoi si të korruptuar, arbitrat spanjollë denoncojnë Florentino Pérez

I akuzoi si të korruptuar, arbitrat spanjollë denoncojnë Florentino Pérez

15 Maj 2026 12:55 Alfred Lleshi Shoqata Spanjolle e Arbitrave të Futbollit (AESAF) ka paraqitur në Komitetin e Garës të RFEF një kërkesë për hapje dosjeje disiplinore ndaj Florentino Pérez, pas deklaratave të tij. Arsyeja janë deklaratat e 12 majit dhe 13 majit në “La Sexta”, ku ai akuzoi arbitrimin për “korrupsion sistemik, vjedhje titujsh dhe pasurim të paligjshëm”. Më 12 maj, Perez tha: “Kam qenë këtu shumë sezone dhe kam fituar 7 Champions dhe 7 Liga, sepse të tjerat më janë vjedhur. Ka pasur korrupsion sistemik gjatë dy dekadave”. Ai shtoi se do të dorëzojë një “dosier prej 500 faqesh për UEFA-n” dhe e quajti “rastin më të madh të korrupsionit në historinë e futbollit”. Në “La Sexta”, Perez deklaroi se “16 ose 18 pikë na...