Humbja me vendin e 98 në FIFA na kushton shtrenjtë, Shqipëria bie përsëri në klasifikim

Humbja me vendin e 98 në FIFA na kushton shtrenjtë, Shqipëria bie përsëri në klasifikim

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar dy humbje radhazi në miqësoret e qershorit nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Këto humbje kanë kushtuar shtrenjtë si për faktin se nuk u pa hapi para që pritej me trajnerin italian, por edhe për rrëshqitjen e vazhdueshme në renditjen e FIFA-s. Humbja ndaj skuadrës që mban vendin e 98 në renditjen e FIFA-s, ajo ndaj Luksemburgut, i ka kushtuar Shqipërisë -6,45 pikë dhe duke i shtuar edhe ato të humbura ndaj Izraelit, ka çuar totalin e pikëve të humbura për këto dy ndeshje në 12,03. Si rrjedhojë, Shqipëria ka rrëshqitur me një pozicion pas secilës prej ndeshjeve, duke e parë tashmë veten në vendin e 66-të në klasifikimin e FIFA-s, 2 më poshtë në krahasim me muajin e...