Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit
Afrika e Jugut ka siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti Korenë e Jugut me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen vendimtare të Grupit A. Heroi i takimit ishte Thapelo Maseko, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 63-të pas një asistimi të saktë nga Tshepang Moremi. Falë kësaj fitoreje, Afrika e Jugut e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Meksikës, që fitoi të tre ndeshjet e saj. Në fazën e 1/16-ve, afrikano-jugorët do të përballen me Kanadanë, skuadrën e renditur e dyta në Grupin B, në një ndeshje që do të zhvillohet të dielën në Inglewood të Kalifornisë. Rruga e Afrikës së Jugut drejt kualifikimit nuk ishte...
Burimi:
javanews.al