Heroi i finales së vitit 2010, i tregon Spanjës “recetën” për të mundur Messin dhe Argjentinën

Heroi i finales së vitit 2010, i tregon Spanjës “recetën” për të mundur Messin dhe Argjentinën

18 Korrik 2026 19:18 Telesport Në një intervistë në programin “El Larguero” të Cadena SER, heroi i finales së Kupës së Botës 2010, Andres Iniesta, i ka treguar Spanjës “recetën” për të mundur nesër Argjentinën. Ish-mesfushori thotë se Spanja nuk duhet të fokusohet vetëm te një lojtar i kundërshtarëve, duke iu referuar këtu Leo Messi-t, por duhet t’i qëndrojë besnike lojës së saj. “Spanja duhet t’i qëndrojë besnike vetes dhe të mos fiksohet vetëm te një lojtar. Pavarësisht se sa mendon për Leo Messin, në një çast ai mund të të shkaktojë probleme. Spanja duhet t’i qëndrojë besnike asaj që ka arritur tashmë, asaj që është. Nëse ia dalin mbanë, pavarësisht se kanë një kundërshtar shumë të fortë, do ta kenë lojën pikërisht aty ku...