Henry tregon provën sesi Kristiano Ronaldo po shkatërron Portugalinë: Duhej të vraponte pa top dhe të shënonte Fernandes, por nuk dëshironte
Nisja e Portugalisë në Kampionatin Botëror 2026 nuk kaloi pa kritika, veçanërisht sa i përket performancës së Cristiano Ronaldos. Thierry Henry, legjenda e Arsenalit dhe kampion bote me Francën, ka analizuar një moment kyç të ndeshjes kundër Republikës Demokratike të Kongos, ku Ronaldo u shfaq i fokusuar më shumë te dëshira për të shënuar personalisht sesa te zgjidhja më e mirë për ekipin. Duke analizuar një aksion në pjesën e dytë me protagonistë Francisco Conceição dhe Bruno Fernandes, Henry shpjegoi se si lëvizja e gabuar e kapitenit portugez prishi një shans të pastër shënimi. “Ekipi ka nevojë të shënojë, jo ti,” u shpreh Henry, duke shtuar se nëse Ronaldo do të kishte bërë vrapimin në zonën e kundërt, ai do të kishte tërhequr mbrojtësin me...
Burimi:
sportekspres.com